Ballina Lajme Politike “Korrupsioni, arsyeja kryesore e shpopullimit”/ Partia e Lirisë: Miliardat e vjedhura nga...

“Korrupsioni, arsyeja kryesore e shpopullimit”/ Partia e Lirisë: Miliardat e vjedhura nga banda e Ramës do t’ua kthejmë shqiptarëve

2

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së drejtuesit të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri i cili tha në një intervistë për “Deutsche Welle” se korrupsioni largon rininë nga Shqipëria.

Blushi deklaron se vetëm lufta pakompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.

POSTIMI I PLOTË
DO TA ÇRRËNJOSIM KORRUPSIONIN ME ÇDO ÇMIM!
MILIARDAT E VJEDHURA NGA BANDA E EDI RAMËS DO T’UA KTHEJMË SHQIPTARËVE!
Korrupsioni është arsyeja kryesore e shpopullimit të vendit.
Asnjë popull në rajon dhe në Europë, nuk vidhet siç vidhemi ne, as varfërohet siç varfërohemi ne, çdo ditë.
Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ka penguar për vite të tëra anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Vetëm lufta pakompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.
Mos u mashtroni nga fushatat për “lodhjen” apo “zhgënjimin” me BE.
Shqiptarët janë të zhgënjyer, të lodhur, të vjedhur dhe të pashpresë vetëm nga Qeveria.
Përballë korrupsionit, varfërisë, arrogancës, brutalitetit, padrejtësisë, pandëshkueshmërisë dhe injorancës që na qeveris kërkohet rezistencë. Jo dorëzim, jo indiferencë.
Të bashkohemi në qëndresën ndaj së keqes! Vetëm kështu do të ndalim shpopullimin dhe do të afrohemi më shpejt drejt BE!
KOHA PËR REVOLUCION ANTIKORRUPSION ËSHTË TANI!

Blushi Fb