Ballina Bota Korea e Veriut konfirmon: Simuluam lëshim rakete bërthamore. Do të fshijmë armiqtë...

    Korea e Veriut konfirmon: Simuluam lëshim rakete bërthamore. Do të fshijmë armiqtë nga faqja e dheut!

    2

    Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha për emisionin “Pa Censurë” se PS-ja është gati për të rimarrë besimin e qytetarëve për të qeverisur në 61 bashkitë e vendit nga 59 që ka aktualisht.

    Ai nuk llogariti sot Bashkinë e Shkodrës, të drejtuar nga Bardh Spahia i PD-së dhe Bashkinë e Vlorës, të drejtuar nga Dritan Leli, i përjashtuar nga PS-ja vjet, pasi refuzoi kandidimin si deputet i PS për qarkun e Vlorës.

    Sot Taulant Balla tha se synon të marrë çdo bastion të PD, përfshi Shkodrën dhe Kamzën, edhe në garë me PD. Në një bisedë me gazetaren Elona Meço, Balla, i cili është drejtues politik në qarkun e Fierit, flet për mundësitë e Armand Subashit për rikandidim, pavarësisht hetimit ende të hapur për incineratorët. Më poshtë, pjesë nga intervista për emisionin “Pa Censurë”.

    Taulant Balla: PS do të garojë për të fituar në secilën prej 61 bashkive, pa asnjë dallim. Meqë i’u referuat Fierit, ai është model i shkëlqyer i qeverisjes sonë vendore. Fieri ka rilindur në vitet e fundit, në shumë aspekte, por kjo është një vendimarrje në vlerësim të punës që është bërë dhe të asaj që duhet të kishim bërë më mirë, apo duhet të bëjmë më mirë.

    Elona Meço: Zoti Subashi duhet të rikandidohet sipas jush?

    Taulant Balla: Puna në Fier duhet marrë në konsideratë në vendimarrjet tona për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ajo që po ju them është se PS  synon të fitojë edhe në Shkodër, edhe në Kamëz, që dikur kanë qenë zona ku pritshmëritë tona ishin më të ulëta. Prandaj, kur bëhet fjalë për Fierin, ai është një prej kryeqendrave të PS. Bashkëveprimi mes qeverisë vendore dhe qendrore është aq i mirë, me projekte konkrete infrastruktore dhe politika të tjera të nxitjes së punësimit. Bashkë me zotin Subashi dhe me mbështetjen e kryeministrit Rama, kemi identifikuar projekte që do ta bëjnë Fierin me det, duke nënvizuar këtu investimin shumë të rëndësishëm të asaj që quhet Rruga e Semanit, për ta lidhur detin me Fierin, apo Fierin me detin.

    Elona Meço: A e dëmton hetimi nga SPAK për inconeratorin e Fierit kandidimin e Subashit apo vetë PS në zgjedhjet lokale?

    Taulant Balla: Nuk kam asnjë koment për këtë çeshtje, sepse zoti Subashi është në krye të detyrës dhe vazhdon ta bëjë detyrën shumë mirë dhe natyrshëm nuk i hyj asnjë diskutimi për këtë çështje.

    /rtsh.al/