Një tjetër operacion i drejtorisë vendore të policisë Korçë po mbahet në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Mësohet se janë arrestuar tre shtetas në disa fshatra të zonës së Maliqit.
Sipas policisë, të arrestuarve u janë gjetur rreth 1.5 kg kanabis, po ashtu edhe armë gjahu pa leje. Ndalimi i personave është bërë me urdhër gjykate, pasi nga hetimet janë gjetur fakte që të ndaluarit merreshin me kultivim të bimëve narkotike. Ndërkohë, vijojnë kontrollet në banesa dhe identifikimi i personave të tjerë të përfshirë.