Policia ka asgjësuar 224 fidanë të kultivuar në kubikë të bimëve narkotike dhe ka shpallur në kërkim njërin nga autorët. Ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.
50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë janë vendosur në lëvizje për të kapur bimët narkotike. Përmes dronëve janë “evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë”
“Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi. Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë teksa operacioni vijon.
/rtsh.al/