Ballina Bota Konsiderohej ‘zot’ i drogës, arrestohet në Meksikë i shumëkërkuari nga SHBA! Si...

    Konsiderohej ‘zot’ i drogës, arrestohet në Meksikë i shumëkërkuari nga SHBA! Si e torturoi agjentin e DEA-s amerikane dhe lidhja me serialin e famshëm

    1
    FILE - This image released by the FBI shows the wanted poster for Rafael Caro-Quintero, who was behind the killing of a U.S. DEA agent in 1985. Caro-Quintero has been captured by Mexican forces nearly a decade after walking out of a Mexican prison and returning to drug trafficking, an official with Mexico's navy confirmed Friday, July 15, 2022. (FBI via AP, File)

    I konsideruar si zoti meksikan i drogës, Rafael Caro Quintero në listën e më të kërkuarve në SHBA është arrestuar në shtetin perëndimor të Sinaloa, thotë marina meksikane.

    Quintero akuzohej për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një agjenti të njësisë anti-drogë në SHBA në vitin 1985.

    Sipas marinës amerikane, Quintero u kap i fshehur mes shkurreve pas ndihmës së një qeni të stërvitur posaçërisht për aksione të tilla, i quajtur Max, shkruan BBC.

    SHBA tha se do të kërkonte ekstradimin e menjëhershëm të Quintero. “Nuk ka vend për t’u fshehur për këdo që rrëmben, torturon dhe vret organet e zbatimit të ligjit amerikan.

    Ne u jemi thellësisht mirënjohës autoriteteve meksikane për kapjen dhe arrestimin e Rafael Caro Quintero”, tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA Merrick Garland.

    Ndërkohë, këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Amerikën Latine, Juan Gonzalez, shkroi në një postim në Tëitter: “Kjo është një arritje e madhe”.

    Quintero ishte një nga tre anëtarët themelues të Kartelit të fuqishëm të Guadalajara. Ai kaloi 28 vjet në burg për vrasjen e ish-agjentit të Administratës Amerikane (DEA), Enrique Camarena.

    Vrasja tensionoi marrëdhënie SHBA-Meksikë në atë kohë dhe më vonë u shfaq në serialin Netflix Narcos: Mexico.

    Në vitin 2013, një gjykatë në Meksikë shkurtoi dënimin 40-vjeçar të Quintero dhe e liroi atë. Vendimi u rrëzua më vonë nga gjykata supreme e vendit, por Quintero tashmë ishte larguar duke ikur nga sytë e autoriteteve.

    Zyrtarët amerikanë thanë se ai u kthye shpejt në trafikun e drogës dhe Uashingtoni më pas ofroi 20 milion dollarë për çdo informacion që çonte në kapjen e tij.

    Arrestimi i Quintero është simbolikisht i rëndësishëm edhe pse ai nuk konsiderohet më një figurë kryesore në trafikun ndërkombëtar të drogës.