Ballina Lajme Konfliktohen dy persona në Tiranë, pas sherrit përfundojnë në spital

Konfliktohen dy persona në Tiranë, pas sherrit përfundojnë në spital

0

 

Konfliktohen dy persona në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit Xh.G., dhe A.T., janë përplasur me njëri-tjetrit dhe pas sherrit të dy kanë përfunduar në spital pas lëndimeve të marra.
Sakaq në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzënë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

NJOFTIMI:

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.