Hakerat rusë kërcënuan ditën e sotme se do të sulmonin disa nga institucionet shqiptare, si shenjë hakmmarrje e qendrimit të Shqipërisë, e cila ka mbështetur Ukrainën.
Hakerat përmes një njoftimi në telegram, kërcënuan se do të sulmonin faqen e Reiffeisen Bank, Union Bank, Parlamentit dhe Portit të Durrësit.
“Shqipëria është shteti i radhës që ka vendosur t’i bashkohetz deklaratës së G7 për sigurinë e neo-nazistëve Ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar Ukrainës 22 transportues personeli të blinduar dhe predha mortajash. Ne ju rikujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të interneti”, shkruhej në njoftimin e hakerave.
Ndërkohë që ka qenë vetë institucioni i Raiffeisen Bank, i cili ka pranuar që sulmi ka ndodhur, pasi asnjë nga klientët nuk ka patur mundësi të aksesonte në fqen e tyre.
Përmes një njoftimi Raiffeisen Bank theksonte se shërbimi është jashtë funksionit për shkak të disa ndërhyrjeve teknike. /AlbEu.com