Ismail Buzi është një tjetër biznesmen në bashkinë e Fierit që eksperiencën e fituar në emigracion e kthen në vendlindje duke qenë kështu një nga bizneset konkurruese në tregun shqiptar. Ismaili është pronar i kompanisë së bojërave “Tekno Kolor” që ushtron aktivitetin në fshatin Mbrostar, një nga tre kompanitë shqiptare që ushtrojnë këtë aktivitete në vendin tonë.
Edhe pse fillimi një biznesi nuk është i lehtë, ai arriti që falë punës së tij të palodhur ka arritur të ndërtojë një sipërmarrje model, e cila sot arrin të prodhojë të gjitha llojet e bojërave si për mjediset e brendshme, por edhe të jashtme. Me teknologjinë e përparuar që ai përdor në prodhimin e shumëllojshmërive të bojërave mbetet kështu jo vetëm një nga tre prodhuesit vendas për bojën me një shumë llojshmëri të tyre, por ai synon që prodhimi i kompanisë së tij të njihet dhe në tregun rajonal.
Ai ndihet i kënaqur me arritjet e deritanishme të kompanisë që drejton dhe synon rritjet graduale të sasive të bojës së prodhuar ,por edhe shtimin e fuqisë punëtore. Aktualisht kompania e bojërave “Tekno Kolor” është një emër potencial në këtë fushë të biznesit./Tv Kombi/