Ballina Lajme Komisioni për Reformën Zgjedhore, mos bërtit, Damian Gjiknuri përplaset me Flamur Nokën

Komisioni për Reformën Zgjedhore, mos bërtit, Damian Gjiknuri përplaset me Flamur Nokën

8

Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, është shoqëruar sërish me tensione. Në ambientet e sallës ku edhe pritet të mbahej mbledhja, Damian Gjiknuri, ka debatuar me Flamur Nokën për Reformën Zgjedhore, duke hedhur akuza e kritika të shumta.

Nga ana e tij, Gjiknuri u shpreh se është Foltorja ajo që nuk do një Kod Zgjedhor: “Ju nuk doni Kod Zgjedhor. Mos bërtit më”, tha Gjiknuri.

 

Më herët, deputetët e krahut të ish-kryeministrit Sali Berisha tentuan të hyjnë me forcë në sallë.