Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar këtë të mërkurë (26 prill) me 44 vota pro, 8 kundër dhe 3 abstenim, raportin për Kosovën.
Drafti i raportit (me mbi 300 amendamente) është prezantuar nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon-Taubadel. Sipas REL, raporti përmban pikat e përgjithshme të ngjashme me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë. Me këtë raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë deklaroi se vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ashtu sikurse dhe pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, konfirmojnë se Kosova është në rrugën europiane.
“Liberalizimi i vizave kishte ngecur për 4 vite ne axhendën e KE. Vitin e kaluar arritëm të zhbllokojmë këtë proces. Më 18 prill, PE kaloi vendimin e liberlaizimit të vizave për të nënshkruar më pas në 19 prill.
Nga 1 janar 2024 qytetsarë do të mund të udhëtojnë në 32 vende të tjera europaine, përfshirë këtu edhe Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron, që nuk janë pjesë e Schengen.
Këtë javë u mor në Strasburg një vendim i rëndësishëm. Më 24 prill, Komiteti i Ministrave me mbi 2/3e e votave të nevojshme votoi për pranimin e aplikimit të Koosvës për anëtarësim.
Rezultatet gjithnjë e më të mira për 3 vlerat e KE, kanë ndikuar në këtë arritje të madhe.
Këto dy vendime të rëndësishme brenda më pak se 1 jave konfirmojnë rrugën tonë evropiane, konfirmojnë që jemi në rrugën e duhur dhe konfirmojnë se Kosova i përket Evropës si union, si vlerë“, tha ai.
/rtsh.al/