Ballina Lajme Komedia “Vdis duke qeshur” vjen në skenën e teatrit “Bylis”. Emrat më...

Komedia “Vdis duke qeshur” vjen në skenën e teatrit “Bylis”. Emrat më të njohur të teatrit dhe kinematografisë, sjellin në skenë mesazhin e fortë për jetën.

1

Atmosferë tejet e elektrizuar ka përjetuar teatri “Bylis” nga minutat dhe loja e aktorëve në komedinë “Vdis duke qeshur”. E mbushur nga spektatorët fierakë loja e kësaj komedie është shoqëruar me duartokitje dhe të qeshura të forta.

Me një kastë të zgjedhur aktorësh nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Kjo komedi që u luajt në skenën “Bylis” bëri bashkë aktorë brilantë. Vepra e autorit Paul Elliott me regji nga Ilir Bokshi bën bashkë aktorët Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Silvio Goskova e Paola Kodra.

Ngjarja zhvillohet në një natë të vetme, kur 3 mikesha të ngushta prej një jete, përcjellin për në botën tjetër të katërtën e tyre, e cila kishte ndërruar jetë.

Një urnë ku ndodhej hiri i Merit, u bë bashkëbiseduesja e grave gjatë gjithë natës, me humor gjë që mund të duket absurde, por është gjithmonë sfiduesi i vdekjes.

Komedia sjell mesazhin se jeta duhet jetuar sikur çdo ditë e saj të ishte e fundit dhe ky është amaneti që Meri iu kishte lënë shoqeve të saj, të interpretuara mjeshtërisht nga Luiza Xhuvani, Olta Daku e Zamira Kita. Aktoret për 90 minuta bëjnë një trio kompakte dhe spektatorët shijojnë me të qeshura pa fund interpretimin e tyre./Tv Kombi