Ballina Lajme Kokainë, ekstazi dhe MDMA, arrestohen dy persona në Vlorë

Kokainë, ekstazi dhe MDMA, arrestohen dy persona në Vlorë

3

Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Rasti i parë u zbulua në Dhërmi ku u arrestua i riu me iniciale R. Z., 33 vjeç të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta ekstazi.

Nga ana tjetër, në Radhimë, një 34-vjeçar me iniciale E. Gj. gjatë kontrollit në automjet iu sekuestruan doza me lendë narkotike të dyshuara kokainë si dhe Cannabis Sattiva.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.