Eurovision Song Contest 2023 është edicioni i gjashtëdhjetë e shtatë i konkursit të këngës në Europë, i cili fillon sonte më 9 maj 2023 dhe përfundon të shtunën më 13 maj, mbrëmje në të cilën do të bëhet e ditur emri i fituesit.
Këtë vit gara zhvillohet në M&S Bank Arena në Liverpool dhe gjithçka është gati për një event që premton argëtim, në skenë dhe më gjerë.
Eurovision Song Contest 2023, është eventi më i rëndësishëm dhe i shumëpritur i muzikës evropiane i cili mbahet në Liverpool Arena ku sot do të garojnë 15 këngë midis 37 këngëve pjesëmarrëse.
Eurovision përfshin tre mbrëmje në total dy gjysmëfinale, të planifikuara për 9 dhe 11 maj dhe mbrëmjen finale, e cila do të zhvillohet të shtunën më 13 maj.
Shqipëria do të përfaqësohet denjësisht nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” gjysmë finalen e dytë e cila do të performojë më 11 maj.
15 këngë nga vende të ndryshme do të performojnë mbrëmjen e sotme në skenën e M&S Bank Arena në Liverpool, në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2023.
Kjo skenë do të ofrojë gjithçka, nga elementet e ndryshme kulturore deri tek ato më moderne duke sjellë për publikun dhe miliona shikues të tjerë në të gjithë botën magjinë e festivalit më të madh muzikor në Europë.
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora do të jetë e ftuara speciale në natën e parë të evenimentit të madh, Eurovizion 2023. Këngëtarja do të këndojë disa prej hiteve të saj më të dëgjuara.
Këngëtarja britanike Alesha Dixon, aktorja britanike Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina janë prezantueset e Euro Song Contest 2023 në të tre netët e shfaqjes ndërsa prezantuesi i televizionit irlandez Graham Norton do t’i bashkohet atyre në finale.
Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.
/rtsh.al/