Ballina Lajme Kodi i ri i emigracionit në Greqi, shtyhet për në muajin prill...

Kodi i ri i emigracionit në Greqi, shtyhet për në muajin prill zbatimi, preken masivisht shqiptarët

41

Autoritetet greke njoftuan se kanë shtyrë për në muajin prill fillimin e zbatimit të Kodit të ri të Emigracionit, ndryshe nga sa ishte parashikuar të vepronte prej 1 janarit të këtij viti.

Kodi ishte miratuar vitin e shkuar nga Parlamenti grek dhe sjell lehtësim të procedurave ligjore si në marrjen e lejeve të qëndrimit edhe në sektorin e punësimit sezonal të migrantëve, duke njësuar bazën ligjore për emigracionin me vendet e Bashkimit Europian.

Ligji u mundëson migrantëve të parregullt që jetojnë prej tre vitesh në Greqi, të cilët kanë hyrë në territorin e shtetit fqinj ilegalisht ose si vizitorë, që të pajisen me lejeqëndrimi trevjeçare nëse ata kanë një ofertë punësimi. Shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi i lidhin vonesat e zbatimit të ligjeve të emigracionit me kapacitetin e ulët të burimeve njerëzore në qendrat greke të trajtimit të kërkesave të emigrantëve, të cilat vijojnë t’u përgjigjen me mjaft vonesë edhe aplikimeve aktuale për leje qëndrimi.

Sipas të dhënave më të fundit të ministrisë greke të Emigracionit, shtetasit shqiptarë përbënin në dhjetor të vitit 2023 rreth 59,6% të të huajve me qëndrim të rregullt në një numër prej rreth 278 mijë personash. Ky numër i emigrantëve shqiptarë është dukshëm më i ulët se dy vite më parë, ku në Greqi numëroheshin 435 mijë shqiptarë, që përbënin rreth 62,8% të të huajve me qëndrim të rregullt