Tashmë është bërë ritual që në çdo fushatë kandidatë të shoqëruar nga stafete tyre të realizojnë takime me komunitetin në mënyrë të lirshme në mjediset e hapura dhe në mënyrë spontane.
Edhe kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Edvar Kodheli ka realizuar një ritual të tillë në qytetin e Fierit në përfundim të të cilit do të shkruanin: “Koalicioni fitues Bashkë Fitojmë në ecje përgjatë rrugëve kryesore të qytetit të Fierit. Shtrëngim duarsh me banorë në ecje, në biznese.
Mungesa e rinisë, mungesa e gjallërisë që ajo sjell në qytet dhe aq më tepër në një ditë pushimi, mungesa e qarkullimit nëpër biznese është çdo ditë e më shumë e dukshme për shkak të drejtimit të gabuar nga pushteti qendror dhe lokal i rilindjes, sepse vëmendja e tyre është tek fasadat dhe abuzimet me taksat e qytetarëve në punë publike në shkelje totale me ligjin e prokurimeve publike , në shkelje të ligjit për investimet publike duke mos respektuar asnjë kriter dhe kërkesë të ligjit për sigurinë teknike dhe ruajtjen e jetës së punonjësve por edhe të qytetarëve në një kantier ndërtimi, si dhe në shkelje totale me kodin zgjedhor.
Qytetarët u shprehën besimplotë se ndryshimin e shohin tek opozita e bashkuar dhe tek koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ata besojnë tek ne. Ata shprehen të bindur se “Bashkë Fitojmë” duke sjellë ndryshimin e madh dhe të shumëpritur nga të gjithë qytetarët fierakë. Në këtë postim gjithashtu theksohet se “Në 14 Maj 2023 Bashkia Fier do kthehet në shërbim të qytetarëve fierakë pa dallim duke patur respekt dhe vlerësuar në maksimum çdo qindarkë të taksave të tyre, duke kryer investime në përmirësimin e jetesës së gjithë qytetarëve dhe jo duke abuzuar me fasada dhe pluhur elektoral.”
/Tv Kombi/