Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në kuadër të takimeve elektorale është ndalur në Sektor Seman ku kandidati Evdar Kodheli është takuar me banorët dhe ka shpalosur ambiciet e tij në drejtimin e bashkisë së Fierit. “Ne do të jemi bashkia e dyerve të hapura”-ka qënë zotimi i kandidatit të koalicionit “ Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Fier, Evdar Kodheli në takimin e zhvilluar me banorët e fshatit Sektor Seman, shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Luan Baci, kryetari i Partisë së Lirisë , dega Fier Arben Cuko, dhe kryesia e degës së Partisë Demokratike.
Kandidati i opozitës ka shpalosur prioritetet e programit të tij elektoral, ku ka theksuar se në qëndër të vëmëndjes do të jenë vecanërisht zonat rurale. Nga ana e tyre banorët treguan situatën e vështirë me të cilën përballen teksa janë ndalur te mungesa e subvencioneve që po i con drejt falimentimit.