Berisha: 14 maji një ditë që ndan historinë. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka bërë prezantimin e kadidatit Edvar Kodheli i cili kandidon për postin e kryetarit të bashkisë së Fierit. Nga foltorja e këtij takimi, në sallën e teatrit “Bylis” ish-kryeministri Sali Berisha është ndaluar në abuzimet dhe vjedhjet që iu janë bërë parave të marra borxh dhe që në vend të shkojnë te qytetarët janë vjedhur e shpërdoruar nga qeveritarët. Ai i është referuar ndërtimit të rrugëve, ku sipas tij, në Shqipëri një kilometër autostradë ndërtohet me 24 milion euro për kilometër nga Rama dhe ministrja Belinda Balluku, ndërkohë që duke e krahasuar me vendet evropiane si p.sh, në Gjermani një kilometër autostradë ndërtohet me 2-3 milion euro.
Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha ka shigjetuar dhe situatën në të cilën ndodhen qytetarët fierakë. “Si ka mundësi të largohen nga Fieri qytetarët, kur ky rreth ka fushën më të madhe të Naftës në Europë? Ka fushat më të mëdha e pjellore. Pse ikin? Ka vetëm një arsye.
Varfëria e frikshme në rritje gjatë këtyre 9 viteve. Nga 2007 deri në 2014 popullata në Shqipëri rritej nga viti në vit. Po tani? Rënie katastrofale. Në vitin 2014 ne ishin qytetarët me pagat më të larta në rajon. Sepse ky vend është më i pasuri në Ballkan.”-ka pohuar berisha. Berisha duke komentuar deklaratën e kryeministrit Rama se do të nxjerrë Shqipërinë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, deklaratë e ardhur pas vendimit për gjobitjen e shtetit shqiptar me 110 mln Euro për mbylljen e “Agon Channel”.
Berisha tha se Rama mendon që edhe gjykatat ndërkombëtare janë si ato në Shqipëri përderisa bën të tilla deklarata. Ish-kryeministri shtoi se me gjyqet që janë tashmë në shqyrtim në gjykatat ndërkombëtare, gjoba që do të detyrohen të paguajnë shqiptarët është të paktën 1.5 mln dollarë, shifër kjo e barasvlershme me pagat e shqiptarëve për dy vite. Për Berishën kryeministri aktual Edi Rama do të mbahet mend si një kryeministër hajdut dhe i papërgjegjshëm. Ai e ka cilësuar 14 maji si një ditë që ndan historinë.
/Tv Kombi/