Ballina Lajme Politike Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka përmbyllur fushatën elektorale në bashkinë e Fierit për...

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka përmbyllur fushatën elektorale në bashkinë e Fierit për zgjedhjet e 14 Majit.

1

 

Koalicioni “Bashkë fitojmë” në prani të drejtuesve politikë të këtij formacioni, kanë përmbyllur fushatën elektorale në bashkinë e Fierit për zgjedhjet e 14 majit. Në fjalën e tij kandidati Evdar Kodheli ka pohuar se janë të gjithë së bashku pasi e duan lirinë, të drejtën, ndryshimin, garën e ndershme për qytetin e Fierit. Jemi të gjithë bashkë sepse nuk kemi kohë të boshatisim Shqipërinë dhe qytetin e Fierit duke shprehur besimin se vota e fierakëve duhet të shkojë për ndryshimin.

“Nuk mund të lejojmë më të na shpërfillin, të na vjedhin, të na tallin e të na numërojnë si frymorë e jo si njerëz me të drejta të barabarta. Fatin tonë, të Fierit tonë duhet ta kemi në duart tona. Të rivendosim dinjitetin e gjithsecilit aty ku i takon. Të respektojmë e të vlerësojmë zërin e specialistit jo të patronazhistit, të përkrahim fermerin e vërtetë e jo të japim pushtet disa pseudofermerëve që s’u dinë numrin fermave të tyre.”, tha në fjalën e tij Kodheli.

 

Ai ka kërkuar më shumë shkollim për fëmijët dhe brezin e ri pasi ata do të jenë atë që do tu kërkojnë llogari pushtetarëve të sotëm. “Si mund të thonë jo më mbrapa? Ju pyes juve? Pyes veten? A ka kuptim për Fierin? Janë shumë, po shumë vite miqtë e mi. Fëmijët tanë u rritën. Mësuan të ecin, të flasin të shkruajnë dhe të lexojnë. Janë ata sot që do t’u gjykojnë juve pushtetarët. S’i mundeni të kërkoi ju sërish votën? Si dilni dhe kërkoni ju votën kur rrethinat, fshatrat tona se s’ju doli koha kur keni 25 vite në drejtim të Fierit dhe ja ku e kemi Fierin për lëmoshë.” shtoi në fjalën e tij.

Ai ka kërkuar mbështetjen e komunitetit fierak që për katër vitet e ardhshme të shënohet një faqe e re në drejtim të menaxhimit të të ardhurave vendore dhe investimet atje ku është mëse e nevojshme dhe që do të shënojë fundin e vjedhjes, korrupsionit, injorancës dhe shpërdorimit të besimit dhe të votës së tyre.