Ballina Lajme “Klodiana nuk kishte frikë nga ai”, flet partneri italian i 37-vjeçares që...

“Klodiana nuk kishte frikë nga ai”, flet partneri italian i 37-vjeçares që u vra nga burri: Më tregoi se ai kishte armë. Njëherë debatova me Alfredin

207

Xhelozia ishte shkaku kryesor që Alfred Vefa vrau me armë zjarri gruan e tij me të cilën ishte ndarë tashmë, nënë e dy fëmijëve dhe më pas veten.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Italinë dhe Shqipërinë.

Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që ndoshta nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për të parë atë që fëmijët e dinin si “mik”.

Në realitet ishte i dashur i Klodianës, i cili ka folur për hetuesit e krimit. Bëhet fjalë për një shtetas italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, ndoshta edhe sepse Klodiana “e kishte telefonuar në celular pikërisht kur kishte qenë përballë tij”.