Ballina Rajoni Kishte veshur fanelën e skuadrës kundërshtare, 21-vjeçari shqiptar bën për spital një...

Kishte veshur fanelën e skuadrës kundërshtare, 21-vjeçari shqiptar bën për spital një të mitur në Greqi

2

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Selanik pasi së bashku me një tjetër kanë dhunuar një 16-vjeçar.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është arrestuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes pasi kanë dhunuar një të mitur për arsye se kishte veshur fanelën e skuadrës së PAOK, kundërshtare me shkuadrën që ai mbështeste.

Autorët pasi kanë rrahur 16-vjeçarin me grushta dhe shkelma në kokë dhe trup, më pas e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur. Kalimtarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.

16-vjeçari ndoshet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është në kërkim të autorit tjetër që bashkë me shqiptarin dhunoi të miturin.