Policia e Shtetit ka konfirmuar se ka arritur të gjejë 27-vjeçaren italiane e cila kishte humbur kontaktet me familjen e saj. Ka qenë e ëma e 27-vjeçares e cila ka bërë të ditur se vajza e saj ndodhej në Tiranë në zonën e Astirit, por që kishte humbur kontaktet me të. E ëma bën ishte shprehur më herët se vajza e saj ikishte ardhur për pushime në Shqipëri dhe duhej të ishte kthyer në Itali që të dielën në mbrëmje.
Policia e Shtetit ka bërë të mundur gjetjen e 27-vjeçares Olga në spitalin nr.5 në Tiranë për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe ajo ndodhet në gjendje të mirë.