Tre shqiptarë janë vënë në prangat e ppolicisë spanjolle pasi janë gjendur brenda një plantacioni kanabisi.
Sipas mediave spanjolle 3 shqiptarët të moshës 38, 39 dhe 44 vjeç kishin përshtatur një ambient në zona të pabanueshme për të kultivuar lëndë narkotike.
Efektivët kishin vënë re lëvizjet e dyshimta në orët e para të mëngjesit si edhe daljen e disa tubave të ventilimit të ajrit, dhe më pas kanë vijuar hetimet që u finalizuan me arrestimin e tre personave.