Ballina Lajme Politike Kim për RTSH: Ambasadorët që shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake

Kim për RTSH: Ambasadorët që shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar për gazetaren e RTSH-së, Sonila Agostinin se ambasadorët që shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake, dhe se ka ende nevojë për përmirësime apo ndryshime të cilat i nevojiten vendit tonë. Kim u shpreh ndër të tjera se duhen ruajtur reformat e bëra deri më tani, sikurse është reforma në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit dhe lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronësisë.

Çdo vend ka sfidat e tij. Kur flasim për gjërat që duhen përmirësuar, ndryshuar dua të jem e qartë se e themi këtë duke pasur respekt, jo se ne nuk kemi problemet dhe vështirësitë tona.

Ndërsa ambasadorët shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake.

Nëse ju po bëni një pyetje nëse duhet ndryshuar apo përmirësuar diçka, absolutisht. Por duhet të vazhdohet papushim për të mbajtur këto reforma, sikurse është lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronësisë, reforma në drejtësi dhe çrrënjosja e korrupsionit kjo do ju bënte një vend të pasur e më të fortë”, tha Kim.

/rtsh.al/