Kim Kardashian është zyrtarisht beqare. Një gjykatë në Los Angeles pranoi kërkesën e yllit të “Keeping Up With The Kardashians” për të ndryshuar statusin e saj martesor të mërkurën. Kardashian e parashtroi kërkesën gati tre muaj më parë.
Ish-burri i saj, Kanye West kundërshtoi kërkesën. Ish-çifti, të cilët kanë katër fëmijë bashkë, ishin të martuar për 7 vite. Në dokumentet ligjore, Kardashian është shprehur se komentet publike të reperit për divorcin e tyre kanë shkaktuar shqetësim emocional.
“I kam kërkuar Kanye që ta mbajë divorcin tonë privat, por ai nuk e ka bërë këtë. Kanye ka dhënë shumë dezinformata në lidhje me familjen tonë private. Divorci dhe bashkëprindërimi në mediat sociale që ka krijuar shqetësim emocional.”, thuhet në dokumente.