Ballina Lajme KFOR shton praninë në Shtërpcë

KFOR shton praninë në Shtërpcë

1

Trupat e KFOR-it dhe të policisë së Kosovës shtuan këtë të Shtunë praninë në komunën e Shtërpcë në juglindje të vendit, një ditë pas plagosjes së dy të rinjve serbë nga një ushtar jashtë shërbimi i Forcave të Sigurisë së Kosvës. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë në mëngjes për shuarjen e flakëve në disa barrikada të ngritura nga serbët në rrugët hyrëse, të cilave vetë ata iu vunë flakën në shenjë proteste për ngjarjen.

“Ishte e turpshme. Ata ishin fëmijë dhe nuk fshihnin gjë. Ishin veshur me veshje Krishtlindjesh.”

Serbët e plagosur, të moshave 11 dhe 21 vjeç janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Banorët shqiptarë të Shtërpcës thonë se nuk kanë probleme me fiqnjët serbë.

“Ne pas luftës kemi jetuar mirë. S’kemi pasur kurrë incidente me ta, hiç, hiç, hiç.”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dënoi plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë, ndërsa vlerësoi arrestimin e shpejtë të autorit. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano kërkoi hetime të shpejta për rastin.

Tv Klan