Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kosovë rreth mesnatës.
Ngjarja ndodhi në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit. Tre persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.
Po sipas të njëjtave burime, shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordit.
Siç raportojnë mediat në Kosovës, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.
Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po ndiqte nga afër garën dhe ka kapur momentin e tmerrshëm që për tre të tjerë ishte fatal./albeu.com