Ballina Lajme Kërkon lirinë se vuan nga zemra, Gjykata cakton mjekët për Lefter Allën,...

Kërkon lirinë se vuan nga zemra, Gjykata cakton mjekët për Lefter Allën, do zbulojnë nëse ka probleme shëndetësore

1

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon që të dalë nga burgu. Përmes avokatit të tij, Alla shpesh herë ka kërkuar nga togat e zeza masë më të butë sigurie, pasi vuan nga zemra.

Bëhet me dije se nëse Alla është në gjendje të mirë shëndetësore ose jo do ta vendosin ekspertët mjeko-ligjorë.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspertët e mjekësisë ligjore për Allën. Mbrojtja e Allës më herët ka thënë se ai vuan nga zemra dhe se burgu i rrezikon shëndetin.

Lefter Alla akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën dhe ka abuzuar me tenderat në Bashkinë që drejtonte.

Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasi nën hetim Lefter Alla, në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë dhe punonjësit e tjerë, si specialiste të prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë favorizuar kompanitë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k për marrjen e një tenderi me vlerë 322.439.000 lekë të reja, për ndërtimin e ujësjellësit të rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë.

Funksionarët e Bashkisë kanë krijuar avantazhe për dy subjektet e mësipërme gjatë procedurës së prokurimit. Në të njëjtë kohë nga hetimi i SPAK ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Pra, Lefter Alla dhe vartësit e tij favorizuan kompanitë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k që të fitonin tenderin miliona lekë, dhe punimet në fund i kreu kompania 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë.