Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet gjyqi për ish-zyrtaren Alda Klosi.
Ish-zyrtarja, e cila akuzohet për “pastrim parash” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”, kërkoi lirimin nga qelia dhe caktimin e masës ‘arrest shtëpie’ duke dhënë argumente se ishte e gatshme që t’i përgjigjej hetimeve.
Përmes avokatit të saj Klosi mbrojti këtë kërkesë për faktin se duhej të ishte në banesë për shkak se duhej të kujdesej për nënën e saj të verbër dhe djalin e saj të mitur.
Shkak i shtyrjes është bërë fakti se gjyqtari është i angazhuar në seanca të tjera të dhënies së masave të sigurisë.