Ballina Lajme Kërcënohen tri gjyqtare, prokuroria ka nisur hetimet

Kërcënohen tri gjyqtare, prokuroria ka nisur hetimet

2

Prokuroria ka nisur hetimet për dyshimet se tri gjyqtare të Gjykatës së Apelit janë kërcënuar teksa ishin në sallën e gjyqit javën e shkuar. Bëhet fjalë për Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dhe Edlira Petri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur javën e kaluar, kur tri magjistratet kanë dhënë një dënim për një vrasje në Vlorë të ndodhur në vitin 2019.

Për këto kërcënime të magjistratëve reagoi edhe Gjykata e Lartë, ku kërkon zbardhjen e çdo ngjarje, identifikimin e autorëve dhe marrjen e masave nga institucioneve për mbrojtjen e magjistratëve.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e regjistruar lidhur me kërcënimet që po marrin punonjësit e drejtësisë shqiptare, veçanërisht ato femra. Më parë prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe ajo e Lushnjës, Merita Selimi, janë marrë në mbrojtje pas dëshmisë së dhënë nga një i penduar i drejtësisë. Ai ka deklaruar se ato kanë qenë në shënjestrën e Laert Haxhiut, i akuzuar si drejtues i një bande të krimit të organizuar në Lushnje.

Gazetare Flutura Tota