Kryeministri Edi Rama vendosi të ndërpriste fjalën e tij pasi pa që një grup fëmijësh u futën në sallën e Kuvendit, për të ndjekur nga afër seancën.
Pasi u ul në vendin e tij, kryeministri filloi edhe komentet dhe t’i prezantonte fëmijët me deputetët, Fatmir Mediun dhe Lulzim Basha. Ndërsa pak sekonda më vonë në sallë u fut dhe kreu i PD, Sali Berisha, ku Rama nuk e ka kaluar këtë moment pa batutë.
“Xhaxhi Fatmiri po flet, është ai atje në fund. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’jua tregoj se kush është”,-u shpreh Rama