Katër anije të forcave të NATO-s kanë mbërritur në Portin e Durrësit. Ato kanë kontrolluar zonën detare porti i ri i Durrësit dhe baza detare e NATO-s. Anijet ushtarake turke, holandeze dhe italiane, do të asistojnë në kërkimin e miniave ushtarake në Gjirin e Durrësit.
Në ujërat e Porto Romanos përveç kontrollit me pajisje të teknologjisë së lartë ushtarake janë përdorur dhe polumbarët e flotës. Nga kontrolli i ushtruar, veçanërisht në dy pika që konsideroheshin me risk, zona ka rezultuar e pastër. Pritet që një raport i plotë me gjetjet t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.