Ballina Lajme Politike KAS rrëzon kërkesën e PD, Qerim Ismailaj kandidon për Bashkinë e Mallakastrës

KAS rrëzon kërkesën e PD, Qerim Ismailaj kandidon për Bashkinë e Mallakastrës

1

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mosregjistrimin e e kandidatit të PS për Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

PD pretendon se Ismalilaj preket nga ligji i dekriminalizimit dhe është zotuar se do ta çojë çështjen në Kolegj. Sipas KAS kërkesa e PD nuk mbështetet në ligj.

Theksojmë se kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim i cili iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ismailaj është dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh, pasi ai ka rezultuar i dënuar në Greqi në vitin 1999. Ai nuk e kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, por ka thënë se s’ka qenë në dijeni të këtij dënimi që ka marrë në shtetin grek.