Ballina Lajme Politike KAS rrëzon kërkesën e Berishës, Alibeaj: Të bashkohemi dhe të dalim me...

KAS rrëzon kërkesën e Berishës, Alibeaj: Të bashkohemi dhe të dalim me një kandidat të PD në zgjedhje

1

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të KAS, i cili lejoi që PD të regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne, të firmosur nga vetë Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD.

Në një status në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se fton të gjithë kandidatët demokratë, të bashkohen dhe të prezantohen me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale.

“Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.

Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës”-shkruan Alibeaj.