Partia Demokratike ka çuar çështjen në Gjykatën Apelit, pasi KAS nuk pranoi të marrë në shqyrtim ankimin për regjistrimin e kandidatit të PS-së, Qerim Ismailaj në zgjedhjet lokale.
Në padinë e ngritur në gjykata nga përfaqësuesu ligjor Indrit Sefa, u kërkua:
-Ndalimin e kandidimit të Kandidatit për Kryetar Bashkie të Mallakastrës shtetasit Qerim Ismail Ismailaj të propozuar nga PS, ose detyrimin e KAS të marrë vendim dhe të shprehet në lidhje me ankimin e paraqitur nga ana e PD-së.
Njoftimi i plotë
Në datën 19.04.2023 ora 08:30, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr.13 Regj.Themeltar, Datë 18.04.2023 Regjistrimi, me:
PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Indrit Sefa.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 53, datë 10.04.2023 të KAS për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 48, datë 07.04.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
Shfuqizimi pjesërisht i vendimit nr. 300, datë 05.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Verifikimi i deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Ndalimin e kandidimit të Kandidatit për Kryetar Bashkie të Mallakastrës shtetasit Qerim Ismail Ismailaj të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Ose Detyrimin e KAS të marrë vendim dhe të shprehet në lidhje me ankimin e paraqitur nga ana e Partia Demokratike e Shqipërisë për vendimin nr. 300, datë 05.04.2023.
Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, me Vendimin nr.53, datë 10.04.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:
1. Mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr.48, datë 07.04.2023, të paraqitur nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.