Ballina Lajme Kardiologu: Rritet numri i grave të prekura nga sëmundjet e zemrës, shkak...

Kardiologu: Rritet numri i grave të prekura nga sëmundjet e zemrës, shkak duhani

0

Kardiologu, Indrit Temali tha se një nga faktorët kryesor që po bën që gra gjithnjë e më të reja të kalojnë atak në zemër është edhe përdorimi i duhanit.

I ftuar në  “Good Morning Albanians” ai tha se vihet re se janë shtuar shumë gratë që e konsumojnë duhanin, gjë që ka çuar edhe në numrin më të lartë të të rejave të prekura nga sëmundjet e zemrës.

“Krahas faktorëve të tjerë, kryesore në shkaktimin e atakut në zemër është përdorimi i duhanit. Ka një tendencë të shtuar të përdorimit të duhanit të grave në moshat e reja.

Duhet të ulet përdorimi i  duhanit te gratë, sepse kur ato kalojnë në infarkt ato kalojnë disa herë më keq se burrat.

Pastaj janë, kolesteroli, mbipesha, tensioni, çdo gjë e lartë është faktor madhor rreziku për sëmundje zemre”,-tha kardiologu Temali për Euronews Albania.