Ballina Lajme Politike Kapllanaj takim me banorët e fshatit Lavdan: Bashkë do t’i rikthejmë jetën...

Kapllanaj takim me banorët e fshatit Lavdan: Bashkë do t’i rikthejmë jetën Mallakastrës.

2
Kandidati Agron Kapllanaj vijon takimet elektorale në çdo zonë të Mallakastrës për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në takimin që ka zhvilluar me banorët e fshatit Lavdan, ai ka thënë se bashkë do t’i rikthejmë jetën Mallakastrës, ndërsa banorët i kanë shprehur shqetësimin për situatën e vështirë dhe se janë lënë në harresë nga pushteti qendror dhe vendor.
Kapllanaj ka shkruar se banorët i kanë kujtuar se ato punë që janë bërë, janë bërë gjatë kohës që ai ka drejtuar Bashkinë Mallakastër. Gjithashtu, kandidati i Partisë Demokratike shton se u ka dhënë fjalën banorëve të Lavdanit se më 14 maj, do të largojmë të emëruarin dhe do t’i rikthehemi punës.
Tv Kombi