Ballina Lajme Kapllanaj në Mallakastër: Nuk është kundërshtar përfaqësuesi i koalicionit ‘‘Bashkë Fitojmë’’, pasi...

Kapllanaj në Mallakastër: Nuk është kundërshtar përfaqësuesi i koalicionit ‘‘Bashkë Fitojmë’’, pasi së bashku duam rrëzimin e mazhorancës.

1

 

 

E ndërsa kalendari shkon drejt 14 majit, datës së zgjedhjeve vendore, për bashkinë e Mallakastrës janë tre kandidatë të cilët do të vendosen në garë për të mbajtur drejtim e kësaj bashkie. Por ajo që është e veçanta është fakti që dy kandidatë blu do të jenë pjesë e garës së majit ai i koalicionit ‘‘Bashkë fitojmë’’ Resmi Shanaj dhe ai i PD së Enkelejd Alibejat që përfaqësohet nga Agron Kapllanaj.

Në opinionin e tij lidhur me përfshirjen e Partisë së Lirisë në krah të demokratëve Kapllanj hedh poshtë zërat që Meta pas 14 majit mund të jetë dhe kryetar për opozitën. Sipas tij Meta ka qenë aleat këto vite, për t’u bërë bashkë dhe për të fituar zgjedhjet e përgjithshme. Përsa i përket kandidatit të koalicionit ‘‘Bashkë Fitojmë’’, kandidati Agron Kapllanaj nuk e quan kundërshtar përfaqësuesin e këtij koalicioni, pasi së bashku me të duan rrëzimin e mazhorancës dhe së bashku janë përballur me gazin helmues në protesta. Ai e vlerëson pozitive situatën në Mallakastër edhe pse ende nuk janë ndezur fuqishëm motorët e fushatës.

Për të demokratët janë të bashkuar në masën mbi 95%, por ka një 5% që mendon ndryshe, kanë atë skepticizmin duke jetuar sipas tij me atë politikën që ndiqet në qendër. Në lidhje me akuzat e lëshuara nga Sali Berisha në lidhje me për një marrëveshje me Ramën ai i cilëson lojëra politike, të asaj politikës së madhe duke e përjashtuar veten nga kjo kategorie politikanësh duke mbetur kandidati i PD dhe jam me të gjithë demokratët, përfaqësoj qytetarët mallakastriotë

/Tv Kombi/