Ballina Lajme Kapet duke futur drogë në burgun e Drenovës, arrestohet polici në Korçë

Kapet duke futur drogë në burgun e Drenovës, arrestohet polici në Korçë

2

Ndalohet një punonjës policie në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës në Korçë. Mësohet se pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi cannabis në trup.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.