Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina e cila është shkrumbuar totalisht ka qenë brenda garazhit.
Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes. Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.
Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj.