Ballina Lajme Kandidati socialist Qerim Ismailaj dërgohet në prokurori nga KQZ për hetime të...

Kandidati socialist Qerim Ismailaj dërgohet në prokurori nga KQZ për hetime të thelluara rreth pastërtisë së figurës së tij.

1

 

 

Ndërsa kandidati socialist Qerim Ismailaj vazhdon fushatën elektorale dhe takimet me banorët mallakastriotë KQZ ka vendosur më në fund që dhe Ismailaj ti bashkohet listës së 29 kandidatëve të çuar për verifikime të thelluara nga organi i prokurorisë. “I vetmi ligj që na tregon nëse një person është i dënuar është kodi penal. Ligji për dekriminalizimin na informon, pra vlerëson atë cfarë ka prodhuar kodi penal, jo në vetvete disponon mbi cilësitë e një personi bazuar në rekordet e tij penale,për të kandiduar ose jo. Në rastin konkret subjekti në fjalë është i paqenë.

Subjekti nuk është i denuar, as me kusht, është zgjedhje e ligjvënësit në këtë rast pse ka krijuar këtë avantazh por është kështu. Konsiderohet i paqenë, nuk ekziston. Dhe kur janë plotësuar kushtet për dënimin alternative sipas dokumentacionit nga prokuroria. Nuk ka ndalim për atë nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit. Tej kësaj, meqë në formularin e vetëdeklarimit, ai pyetjes A ke qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim, i është përgjigjur me PO është rasti për ta ridërguar për hetim të thelluar në Prokurori. Nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që janë vlerësuar më parë. Si komisioner s’mund ta marr të mirëqenë, ndaj duhet të presim Prokurorinë.” u shpreh Celibashi.