Ballina Lajme Kandidati socialist për bashkinë e Patosit Fatjon Duro premton se çdo vendimmarrje...

Kandidati socialist për bashkinë e Patosit Fatjon Duro premton se çdo vendimmarrje do të konsultohet me banorët dhe çdo investim do të mirëstudiohet që krahas lehtësimit të jetesës sonë të nxisë zhvillimin e ekonomisë.

1

Është pritur me një entuziazëm të bukur përshëndetja e kandidatit specialist për bashkinë e Patosit Fatjon Duro në mbledhjen e zgjedhur të asamblesë socialiste ku është bërë prezantimi i kandidaturës së tij. Me një gjuhë të thjeshtë, të komunikueshme dhe tepër familjare Duro në mënyrën të veçantë ka përshkuar jetën e tij në qytetin e Patosit si një djalë i lindur dhe rritur mes dy lagjeve atë të “29 marsit” si lagjja më e re e Patosit dhe asaj “Naftëtari” si lagjja më e vjetër.

Gjatë fjalës së tij Duro ka bërë një rrugëtim të jetës së tij në qytetin e patosit duke përmendur vende dhe pika konkrete të qyteti të Patosit, ka folur për marrëdhëniet me banorët e qytetit prej të cilëve ka kërkuar një bashkëpunim dhe mbështetje për të siguruar fitoren e madhe të 14 majit për këtë bashki. Ai ka premtuar që si “një qytet naftëtarësh duhet ruajtur trashëgimia e tyre, nuk duhet të humbim identitetin e qytetit, si një qyteti i ndërtuar nga dhe për naftëtarët”.

Mes të tjerash Duro ka garantuar se “çdo vendimmarrje në krye të bashkisë së Patosit do të konsultohet ngushtë me ju dhe çdo investim do të mire studiohet, që krahas lehtësimit të jetesës sonë të nxisim zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit lokal si shtylla kryesore e ekonomisë së qytetit”. Ai ka vlerësuar gjithashtu arritjet e kryetares së deritanishme Rajmonda Balilaj e cila do të mbetet një pikë referimi në punë e tij në katër vitet e ardhshme. Ndërsa Taulant Balla në emër të kryeministrit Edi Rama dhe kryesisë socialiste ka shprehur falënderimet për punën disa vjeçare të kryetares së bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj, duke shprehur besimin “se Fajtoni me mbështetjen tuaj do të drejtojë në mënyrë të shkëlqyer bashkinë e Patosit në katër vitet e ardhshme”.

Sipas Ballës fushata elektorale përfshin dy momente: atë të llogaridhënies për çfarë është bërë dhe ka mbetur pa bërë dhe të marrjes së angazhimeve për të ardhmen. Ndërsa në fjalën e saj Balilaj do të theksonte se në vitin 2011 i ka thënë kryetari të PS Edi Rama: “ Jam e prirur të bëj sukses në drejtimin e bashkisë, jo sepse jam e motivuar të bëjë sukses, por se pritshmëria e qytetarëve të mi është shumë më e lartë tek unë.” Balilaj ka kujtuar kohën e vitit 2011 kur ka filluar drejtuar bashkinë e Patosit partia socialiste ishte në përballje me PD, ndërsa një hibrid ishte në drejtimin e pushtetit vendor. Sipas saj edhe pse në ato kushte është fituar përballë PD dhe një biznesmeni që priste të fitonte përballë një gruaje.

Ajo ka shprehur falënderimet për PS dhe është një nga tre gratë e asaj fushate që mbeti dhe në dy mandate të tjera, duke falënderuar komunitetin e bashkisë së patosit që erdhi falë punës sonë të përbashkët. Ndërkohë që ajo nuk ka lënë pa dhënë dhe porosie e saj për kandidatin Fajton Duro “ Të duash qytetin, të duash qytetarët. Dëgjoji ata me vëmendje edhe kur nuk arrin dot ata t’i zgjidhësh”

/Tv Kombi/