Ballina Lajme Politike Kandidati socialist Fajton Duro në një bashkëbisedim me naftëtarët e Patosit premton...

Kandidati socialist Fajton Duro në një bashkëbisedim me naftëtarët e Patosit premton ngritjen e muzeut të naftës.

1

 

Në takimin me naftëtarët e qytetit të Patosit veç të tjerave kandidati i PS Fajton Duro ka shtjelluar idenë e ngritjes dhe fuqizimit të muzeut të naftëtarëve ku sipas tij secili nga naftëtarët me kontributin e tyre me objekte muzeale me libra shkrime, veshje, çdo gjë që ka lidhje me naftëtarët, me jetën e tyre, të jetë e pasqyruar në këtë muze dhe të shndërrohet në diçka të veçantë dhe përfaqësuese për qytetin e Patosit si qytet i naftëtarëve.

ka kërkuar mbështetjen e naftëtarëve të cilët kanë qenë dhe mbeten një vlerë e rrallë në jetën e këtij qyteti, pasi në sajë të kësaj mbështetjeje do të bëhet e mundur zhvillimi i mëtejshëm i këtij qyteti. Ndërsa në fjalën e tij i deleguari i qarkut të Fierit, deputeti Taulant Balla është ndalur në nismat që Partia Socialiste ka marrë në mbështetje të naftëtarëve.

 

Sipas tij që më 2 shkurt 2017 socialistët filluan të shlyenim borxhin e madh që kishin ndaj naftëtarëve duke votuar në Kuvendin e Shqipërisë të parin status të naftëtarëve për të hyrë në fuqi në maj të po atij viti dhe përmes miratimit të akteve ligjore u bë një mbështetje e madhe për 5 mijë ish-naftëtarët. ‘‘Me votën tonë të deputetëve të Partisë Socialiste pak vite më parë u dhamë mbi 5 mijë naftëtarëve statusin, që nuk ka në përmbajtje vetëm parashikimin për të drejtën e pensionit të parakohshëm të pleqërisë, por një sërë parashikimesh që shkojnë drejtpërdrejtë si përfitime në pagë, në pensione, në trajtimin e atyre që janë të papunë, në të drejtën për ripunësim, në të drejtën për kurim, në të drejtat mbi privatizimet dhe koncesionet. Ligji për Statusin e Naftëtarit u njeh përfitime naftëtarëve që janë aktualisht në punë përsa i takon të drejtës për të dalë në pension para kohe, naftëtarëve që janë të papunë, të cilëve u njihet përparësi në punësim dhe nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj, edhe një pagesë sa 80% e pagës minimale në shkallë vendi.’’, u shpreh Balla.

Por për Ballën ky proces nuk ka mbaruar pasi ende janë disa sektorë mbështetës të sektorit të naftës që kërkojnë vëmendje dhe që në të ardhmen do të jenë objekt i iniciativave të deputetëve të zonave naftëmbajtëse Beratit, Vlorës, Fierit, etj, me qëllim që të diskutojnë dhe të bëjnë ndërhyrjet në VKM për profesionet ndihmëse.

“Një problemi që ne duam t’i japim zgjidhje ka të bëjë me vajin e ullirit. Unë ju garantoj se qeveria dhe Ministria jonë e Bujqësisë është duke bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar treg për prodhimin tonë të vajit të ullirit. Kjo po ndodh, kemi filluar të eksportojmë sasitë e para të vajit të ullirit në Itali. Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë do të vijnë këtu në vijim për të vlerësuar sasinë e vajit të pashitur që kemi nga sezoni dhe shpresoj që të kemi edhe këtë vit një sezon të mirë të vajit të ullirit” tha Balla në këtë takim.

Ai ka shtuar se me Edi Ramën dhe PS janë ndërmarrë reforma të rëndësishme, por është ende shumë punë të për tu bërë. Por në këto zgjedhje, pohoi ai, Berisha dhe Meta nuk kanë sy e faqe t’i dalin përpara popullit. Balla theksoi se ata duan vota jo për të drejtuar bashkinë, pasi nuk kanë shans ta fitojnë atë, por iu duhen ca vota t’i shpëtuar drejtësisë dhe t’i tregojnë Amerikës që janë edhe ata këtu e t’i marrin në konsideratë. Ai iu është drejtuar me një thirrje të gjithëve si për socialistët dhe për demokratët, për të dhënë votën për të vazhduar, për ta rivitalizuar, urbanizuar, për të nxitur zhvillimin ekonomik të Patosit.