Ballina Lajme Politike Kandidati i PD Erdit Hazizaj starton takimet elektorale me banorët e bashkisë...

Kandidati i PD Erdit Hazizaj starton takimet elektorale me banorët e bashkisë së Roskovecit.

5

Kandidati i Partisë Demokratike Dega Roskovec Erdit Hazizaj e çeli turin e takimeve me qytetarët nga fshati Suk 1 në lagjen Agaçaj. Banorët e kësaj lagje i kanë bërë një pritje të ngrohtë duke i premtuar mbështetjen e fuqishme për zgjedhjet e 14 Majit. Në fjalë e tij Hazizaj ka shpalosur programin ku fokus kryesor ka fermerin dhe mbështetjes së fuqishme për punën e pa lodhur në sera dhe në sektorin e blektorisë. Po ashtu Hazizaj premtoi për uljen e çmimit të taksave për shërbimet kryesore po ashtu ulje do ketë edhe për tarifat e vaditjes si dhe heqjen e plotë të tarifës abuzive për pastrimin e kanaleve. “Zero taksë dhe tarifë në lagjet ku nuk ofrohet ndriçim dhe gjelbërim” ishte një tjetër premtim i z. Hazizaj për banorët e lagjes Agaçaj si dhe për çdo fshat të bashkisë Roskovec. Po ashtu u prezantua edhe antarja e ardhshme e këshilit bashkiak znj. Dhurata Malka, si një zë i fuqishëm për problemet dhe hallet e banorëve të fshatit Suk 1 dhe lagjes Agaçaj. Në fjalë e tyre banorët e siguruan kandidatin fitues të koalicionit “ Bashkë Fitojmë” se do ta votojnë masivisht sepse sipas tyre ka ardhur koha për ndryshim dhe frymë të re në krye të bashkisë Roskovec.