Ballina Lajme Politike Kandidati i PD Agron Kapllanaj: Braktisja nga bashkia po çon drejt shkatërrimit...

Kandidati i PD Agron Kapllanaj: Braktisja nga bashkia po çon drejt shkatërrimit investimet e viteve 2015-2019.

1

Kandidati i PD Agron Kapllanaj gjatë takimit që zhvilloi me banorët e lagjes “18 Prilli” të Ballshit është fokusuar sërish në problematikat e ditës që shqetëson komunitetin e këtij qyteti, por edhe më gjerë. Gjatë fjalës së tij ai është ndalur dhe në periudhën katër vjeçare që ai ka drejtuar këtë bashki në periudhën katër vjeçare të 2015-2019. Kandidati Agron Kapllanaj është shprehur se të vetmet investime janë ato të mandatit 2015-2019, ndërsa braktisja nga Bashkia Mallakastër në vitet e fundit, po çon gjithçka drejt shkatërrimit.

Kapllanaj është njohur me problemet e shumta të banorëve, ndërsa u ka premtuar se me rikthimin e tij në krye të bashkisë do të rikthehen punët dhe investimet për komunitetin. Agron Kapllanaj është shprehur se gjatë katër viteve të fundit, kryetari i emëruar e la Mallakastrën në harresë dhe braktisi banorët. Ai ka thënë se ka plane konkrete për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të Mallakastrës.

Këtë takim ai e ka pasqyruar dhe në faqen e tij sociale ku shkruan: “Në lagjen “18 Prilli”, në qytetin e Ballshit. Një takim shumë miqësor, ku diskutuam për problematikat me të cilat ata përballen çdo ditë. Të vetmet investime janë ato të mandatit 2015-2019, ndërsa braktisja nga bashkia në vitet e fundit, po çon gjithçka drejt shkatërrimit. U dhashë fjalën se me rikthimin në krye të bashkisë do t’i rikthehemi punës dhe investimeve. Na ka folur puna dhe fjala e mbajtur”