Në vijim të takimeve elektorale kandidati i koalicionit Evdar Kodheli është ndalur dhe ka bashkëbiseduar me banorët e fshatit Pojan. Sipas kandidatit Kodheli edhe pse në listën e 100 fshatrave të përzgjedhur nga qeveria shqiptare për zhvillimin e turizmit, fshati Pojan, i cili shtrihet pranë qytetit antik të Apollonisë , është tërësisht i braktisur nga pushteti vendor. Në postimet e tij Kodhelishkruan:
‘‘Të lënë në mëshirë të fatit, ata ndihen sot më të vendosur se kurrë për ndryshimin e drejtimit të pushtetit vendor.
Në prezantimin e platformës sonē elektorale theksuam mbështetjen për sektorin e turizmit , të ndërthurur me agrokulturën, rëndësinë e transformimit urban si dhe nxitjen e kujdesit social e punësimit të të rinjve!
Ne premtojmë e mbajmë fjalën sepse besojmë tek njerëzit dhe e ardhmja.
Koha për të ndëshkuar keqmenaxhuesit e taksave tona!
Në listën e 100 fshatrave të përzgjedhur nga qeveria shqiptare për zhvillimin e turizmit , fshati Pojan i cili shtrihet pranë qytetit antik të Apollonisë , është tërësisht i braktisur nga pushteti vendor.
Në takimin e radhës elektoral me banorët e zonës , ata na përcollën shqetësimin se shteti e ka patur larg vëmendjes bujqësinë, e blegtorinë , dhe njëherazi shfrytëzimin e resurseve turistike. Së bashku me ekipin drejtues të fushatës, prezantova para komunitetit të kësaj zone projektet për 4 vitet e ardhshme duke u ndalur në dy prioritete kryesore, zhvillimin e bujqësisë dhe sektorit të turizmit, si sinergji për zhvillim. Banorët na përcollën problematikat e shumta, ku më emergjente paraqiten kanalizimet e ujërave të zeza, infrastruktura bujqësore, dhe largimi i të rinjve. U premtuam banorëve se të gjitha hapësirat rurale të fshatit Pojan, do t’i shndërrojmë në qendra të rëndësishme ekonomike nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm me qëllim jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetesës së komunitetit, por edhe të rritjes së numrit të turistëve.’’