Ballina Lajme Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Erdit Hazizaj premton se pas 14 majit...

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Erdit Hazizaj premton se pas 14 majit dyert e bashkisë së Roskovecit do jenë të hapura për jo si kjo bashki sot që është hermetik.

1

 

I dalë nga primaret, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Erdit Hazizaj është futur në një garë elektorale përballë kryetares aktuale të bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi. Erdit Hazizaj është oficeri i lartë i policisë që la karrierën për të garuar dhe që synon të marr kreun e bashkisë së Roskovecit.Ai është një specialist i rendit i trajnuar nga ekspertët amerikan të sigurisë dhe rendit, ku është vlerësuar me disa certifikata kualifikimi duke ngjitur shkallët e karrierës në pozicione të ndryshme. Për vetë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj zgjedhjet lokale nuk janë thjesht zgjedhje të çfarëdoshme.

Në një postim të PD së degës së Roskovecit shkruhet se “misioni i çdo personi është të sjellë shpresën me punë përkushtim dhe dinjitet. Puna sjell ndryshimin, ndryshimin sjellë shpresën e cila çdo ditë e më shumë rrënohet nga barbaria dhe interesat personale.” Ndërsa vetë Erdit Hazizaj thotë se pas 14 majit dyert e bashkisë që ai do drejtojë do jenë të hapura për qytetarët sepse bashkia është institucioni i tyre, punonjësit e saj marrin rrogën nga taksat e tyre dhe e kanë për detyrë që ti presin, ti dëgjojnë e tu afrojnë zgjidhje, jo si kjo bashki sot që është hermetike dhe as i pret e as i zgjidh askush dhe askënd.

Në mënyrë të shpeshtë koalicioni “ Bashkë Fitojmë” ka denoncuar shkeljet ligjore që kryetarja në detyrë e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ka kryer. Ata ka theksuar se përballë këtyre shkeljeve dhe abuzimeve cilido qoftë duhet të përballet me drejtësinë dhe kanë kërkuar nga SPAK-u që të nisi sa më parë hetimet për Majlinda Bufin duke e cilësuar kryetare në ikje të bashkisë.

/TV KOMBI/