Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Edvar Kodheli në vijim të takimeve të tij elektorale është ndalur në fshatin Baltëz ku jeton një numër i konsiderueshme i komunitetit rom. Ai është njohur me shqetësimet dhe kërkesat e këtij komunitetit të cilëve ju ka premtuar mbështetje pas drejtimit të bashkisë nga ai pas fitores së 14 majit. Takimi i zhvilluar është pasqyruar dhe në faqen zyrtare të kandidatit Edvar Kodheli në të cilin shkruan: “Diskriminimi, pabarazia dhe harresa e investimeve nga pushteti vendor, vijojnë të mbeten kryefjalë e shqetësimeve të komunitetit rom në Baltëz.
Në vijim të turit të takimeve në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Fier, Evdar Kodheli së bashku me ekipin e tij janë ndalur në këtë zonë të banuar kryesisht me banorë të komunitetit rom. Punësimi dhe përfshirja sociale, mungesa e arsimimit dhe e infrastrukturës bazë janë vetëm disa nga sfidat me të cilat përballet komuniteti rom në përditshmërinë e tij, duke u ndier te diskriminuar e të braktisur në çdo pore të shoqërisë. Po kaq të lënë në mëshirë të fatit u shprehën edhe banorët e Hamilit.
Ujërat e zeza të shpërndara në sipërfaqe, burim i vazhdueshëm infeksionesh, kanalet kulluese e vaditëse të bllokuara, kabina e tensionit të lartë e degraduar , pa derë, rrezik për jetën, investimet në rrugë sipas bindjeve politike e ndriçimi selektiv, mungesa e barrierave anësore në urën e fshatit, ishte një tjetër panoramë e trishtë, që e bënte jetesën e banorëve të vështirë e të pashpresë. Nën drejtimin e ri të bashkisë, investimet selektive do të jenë pjesë e së shkuarës, u ka premtuar kandidati Kodheli banorëve të këtyre zonave të braktisura dhe larg prioriteteve të bashkisë e fokusuar vetëm te fasadat, teksa ka marrë dhe premtimin e tyre për mbështetje të plotë në 14 Maj.”