Kandidati demokrat për Bashkinë e Mallastrës Agron Kapllanaj në vijim të takimeve të tij elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me situatën problematike në zonat rurale të kësaj bashkie. Ai shprehet i bindur se nga këto zgjedhje do të jetë fitues dhe kryetari Bashkisë Mallakastër për katër vitet e ardhshme. Në faqen e tij në “Facebook”, ai ka ndarë foto nga takimi me banorët e fshatit Dukas, ndërsa shkruan se “kudo ku shkel, përballesh me të njëjtat problematika”.
Ai thotë se banorët i shprehën indinjatën për braktisjen dhe kërkojnë zgjidhje, ndërsa u ka dhënë fjalën se pas 14 majit, dera e bashkisë do të jetë e hapur për çdo qytetar mallakastriot.
“Vijova takimet dhe diskutimet me banorët e fshatit Dukas. Kudo ku shkel, përballesh me të njëjtat problematika. Shpopullim, mungesë investimesh, situatë e vështirë ekonomike.
Banorët shprehin indinjatë për braktisjen dhe kërkojnë zgjidhje. U dhashë fjalën dhe ata e dinë se pas 14 majit, dera e bashkisë do të jetë e hapur për çdo qytetar mallakastriot”, shprehet pas këtyre takimeve kandidati demokrat Agron Kapllanaj./Tv Kombi