Kandidati “Bashkë fitojmë” Edvar Kodheli: Fieri nuk duhet të jetë bashkia e fasadave, por e kujdesit në çdo qelizë të saj.
Në fjalën e tij në prezantimin e tij kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Edvar Kodheli, është ndalur në problematikat reale që sipas tij shqetësojnë sot bashkinë e Fierit.
“Po e çelim fushatën sot me thirrjen që Fieri ka nevojë sot më shumë se kurrë dhe më shumë se çdo qytet tjetër për një ndryshim rrënjësor, për punë, nder dhe dinjitet.”-është shprehur Kodheli.
Ai ka theksuar në fjalën e tij se “Luftojmë kundër një grupi njerëzish të rilindjes që janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për pushtet dhe për para. Duke qeverisur pushtetin lokal me qëllimin e vetëm për ti shërbyer vetes dhe ortakëve të tyre ata po rrëmbejnë përmes korrupsionit dhe veprimeve të jashtëligjshmefondet publike dhe pasuritë e qytetarëve”.
Kodheli ka kërkuar që të kthehet dinjiteti për çdo kategori të shoqërore që nga mësuesit, inxhinierët që diplomat mos t’iu përdoren në firma fantazma, administrata të ketë zërin kritik e jo të përdoren si mjete të propagandës përmes postimit të fotove dhe takimeve të elementëve të dështuar, ashtu si respekt për të moshuarit dhe kushtet e jetesës së tyre në komunitet.
“Papunësia dhe mjerimi humbja e besimit dhe vrasja e shpresës po nxit largimin e rinisë fierake dhe gjithë qytetarëve duke shpopulluar qytetin tonë i cili dhe pse ka shumë burime pa fund çdo ditë po varfërohet.”- ka pohuar në fjalën e tij kandidati Edvar Kodheli.
Gjatë takimeve me komunitetit, ka bërë të ditur Kodheli, ka prekur shpresën e qytetarëve për të patur ndryshim si nga qytetarët fierakë të majtë e të djathtë dhe të pavendosurit. “Kam marrëmbështetje, urime për fitore dhe nga socialistët e ndershëm, nga pjesa e paangazhuar e qytetarëvefierakë, nga komunitetit i biznesit dhe nga qytetarët e ndershëm të cilëve iu janë mbyllur dyert dhe të gjitha rrugët e mundësive për të jetuar me nder dhe dinjitet.”-ka theksuar gjatë fjalës së tij ai. Ai ka premtuar që të gjithë sëbashku në 14 maj do të sjellim ndryshim, shpresë për një jetë më të mirë, sepse qytetarët fierakë meritojnë akoma më shumë të ardhura, më shumë punë, më shumë shpresë, më shumë kujdes, më shumë mirënjohje dhe vlerësim, t’u kthejmë besimin dhe t’i dalim për zot qytetit tonë. “Kam zgjedhur të jem i vërtetë, i drejtpërdrejtë, të jem një dëgjues i mirë, për këdo dhe kurdo. Kam zgjedhur të jem kritikë në shërbim të fjalës së lirë të demokracisë dhe më së shumti ti shërbejë qytetit tim, fierit tonë. Do të jem bërësi i politikave gjithëpërfshirëse duke dëgjuar zërin e specialistëve dhe jo duke parë interesat e ngishte apo familjare. Premtoj në realizim të plotë vëmendje, kujdes, investim në zonat periferike tashmë të harruara ndër vite. Fieri nuk duhet të jetë bashkia e fasadave, por e kujdesit në çdo qelizë të saj.”-u shpreh kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”-Edvar Kodheli.