Ballina Lajme Politike Kandidati Agron Kapllanaj shprehet i bindur se në 14 maj bashkia e...

Kandidati Agron Kapllanaj shprehet i bindur se në 14 maj bashkia e Mallakastrës do të fitohet nga PD.

1

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj shprehet optimist se pavarësisht se qyteti ku ai kandidon është bastion i majtë, pret të ketë rezultat pozitiv. Në një prononcim medietik, Kapllanaj tha se gjatë kohës që ai ka drejtuar Mallakastrën, 2015-2019, në këtë qytet janë shënjuar mjaft ndryshime, të cilat janë të freskëta edhe sot.

“Ka pasur një perceptim se Mallakastra është bastion i së majtës, por Mallakastra është e qytetarëve dhe ata dinë të zgjedhin. Në 2015-ën kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë dalë përtej asaj që quhet bastion. Në 2015-2019, Bashkia e Mallakastrës është kthye në kantier ndërtimi. Ato vepra ekzistojnë edhe sot dhe nuk kanë asnjë dëmtim. Ballshi ishte një qytet i harruar, ku për vite asnjë vepër nuk lanë pas. Në 2015-ën ndodhi ndryshimi dhe besimi i qytetarëve u kthye në punë, në shërbim të tyre. Rikthyem punë dhe dinjitet në Mallakastër”, tha Kapllanaj.

Kandidati i Partisë Demokratike akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj qytetarëve, teksa shton se Mallakastra dhe Ballshi kanë qenë në shtetrrethim nga Policia dhe Krimi Ekonomik.

“Qytetarët mallakastriotë më njohin mirë dhe e dinë që unë nuk bëj kompromis me të keqen dhe në kurriz të tyre. Mallakastra dhe Ballshi janë në shtetrrethim nga Policia, Tatimet, Krimi Ekonomik, duke bërë presione e duke kontrolluar qytetarët në jetën e tyre të përditshme. Ka ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme? Jo, ka zgjedhje. E nuk kuptohet pse ka gjithë këtë presion, bizneset dhe administrata. Nëse do kisha kompromis me Ramën do e kisha zgjidhur punën në paqe”, shtoi ai.

I pyetur se kë sheh si rival më të fortë, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” apo atë të Partisë Socialiste, Kapllanaj tha se ata janë të dy bashkë në